
Lajçaku flet pas takimit me Kurtin: U përmendën edhe gjashtë kushtet për asociacionin
06 shkurt
15:26
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçaku ka konfirmuar se në takim janë diskutuar gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajçaku ka thënë se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit. Për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshjet për normalizim të raporteve”, ka thënë Lajçaku.
Pas këtij takimi, Lajçaku sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd.