Prishtina kualifikohet në çerekfinale të Kupës

06 shkurt 2023 | 15:23

FC Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës, pasi e mposhti Dukagjinin me rezultat 3-1, në ndeshjen e vlefshme të së tetës së finales së Kupës së Kosovës.

Kryeqytetasit shkuan në pushim me dy gola epërsi, të cilat i shënuan Leotrim Kryeziu dhe Jalen Blesa. Ky i fundit e shënoi edhe një gol në pjesën e dytë. Nga ana tjetër, golin e vetëm e shënoi Vladislav Khomutov. Prishtina kështu e kompleton fazën çerekfinale të kësaj gare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka njoftuar se me kërkesë të Turqisë, pas…