Lajçaku: Në takimin e fundit u ngushtua diferenca për dinarin, pres propozime konkrete në takimin e radhës

23 prill 2024 | 15:14

Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas ciklit të ri të takimeve të pasuksesshme që janë zhvilluar të enjten e javës së kaluar në Bruksel për dinarin, ka thënë se ekzistojnë akoma dallime në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një rrugë të mesme.

Ai ka thënë të martën se në takimin e fundit është ngushtuar diferenca në qëndrime sa i përket kësaj çështjeje.

Lajçaku ka thënë se në takimin e radhës pret propozime shumë konkretet sa i përket çështjes së dinarit.

“Ne kemi diskutuar për një zgjidhje të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i BQK-së për operacionet me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë diferencën. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete”, ka shkruar Lajçaku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti,…