Lajm i keq për përdoruesit e ‘Viber’-it, ja çfarë ka ndodhur

26 korrik 2018 | 11:35

Ministri i Komunikimeve i Rusisë, Nikolai Nikiforov, ka thënë se gjykata mund të bllokojë aplikacionin e mesazheve të “Viber”-it, nëse ky i fundit ndjek shembullin e shërbimit të mesazheve të “Telegram”-it dhe refuzon të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë.

“Nëse Shërbimi Federal i Sigurisë ka probleme me sigurimin e mjeteve koduese, ai mund t’i drejtohet gjykatës dhe të marrë urdhër të ngjashëm nga gjykata”, u ka thënë Nikiforov gazetarëve, pasi është pyetur nëse “Viber”-i mund të ketë fatin e njëjtë si të “Telegram”-it.

Muajin e kaluar, rregullatori shtetëror i medieve në Rusi, “Roskomnadzor”, ka nisur ndalimin e “Telegram”-it.

Ky i fundit ka refuzuar të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë, duke u thirrur në shqetësimet për privatësinë, dhe ka premtuar se do ta mbajë aplikacionin në funksion përkundër ndalesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me largimin e LeBron James në drejtim të Los Angeles…