Clevelandi humbet Jamesin, por “blindon” Kevin Loven

26 korrik 2018 | 11:34

Me largimin e LeBron James në drejtim të Los Angeles Lakersit, te Clevelandi ka ardhur koha të bëhet rindërtimi i skuadrës.

Hapi i parë që u ndërmor nga skuadra nënkampione e NBA-s ishte rinovimi i kontratës me një prej basketbollistëve më të rëndësishëm të saj, Kevin Love. Ky i fundit nënshkroi me Cavaliersin një kontratë të re katërvjeçare me pagë prej 120 milionë dollarësh, që do të thotë 30 milionë dollarë në sezon, pagesë që do të fillojë të bëhet që nga fillimi i sezonit 2018/2019.

Kevin Love, i cili kishte marrë jo pak kritika nga persona të ndryshëm që s’e shihnin në lartësinë e një skuadre si Clevelandi, që çdo vit pretendon titullin kampion, mori përsipër rolin e protagonistit të kësaj skuadre pikërisht për t’iu përgjigjur edhe këtyre kritikave. “Jam shumë i emocionuar për faktin se do të jem ende pjesë e kësaj skuadre. Dua t’i falënderoj drejtuesit e skuadrës për besimin që shfaqën. Kur erdha këtu përpara disa vjetësh i premtova vetes se do të rrija te Clevelendi për shumë kohë dhe jam impenjuar shumë që ta mësoj kulturën sportive të Cleveland Cavaliersit”, ka deklaruar Love.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, sot (e enjte)…