Kamil Novak sot viziton Kosovën

26 korrik 2018 | 11:31

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, sot (e enjte) do ta vizitojë Kosovën në një vizitë njëditore.

Ai do ta vizitojë Kosovën për ta parë nga afër organizimin e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Prishtinë, ku Federata e Basketbollit të Kosovës, së bashku me FIBA Evropën, janë organizatore të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm për basketbollin, por për sportin në përgjithësi.

Novak do të arrijë në Prishtinë në mesditë, ku me këtë rast do të shoqërohet nga drejtuesit më të lartë të FBK-së në një drekë pune dhe më pas së bashku me ta do të vizitojë Qendrën e Studentëve në Prishtinë, aty ku janë të akomoduara të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Kampionatit, hotelin “Emerald” ku janë të akomoduar zyrtarët e FIBA-s, palestrën “1 Tetori” dhe më pas ai do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova – Gjibraltari që do të zhvillohet më 26 korrik në orën 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Novak së bashku me krerët e FBK-së do të kenë një darkë pune së bashku me udhëheqësit e të gjitha delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C.

 

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica…