
Lajm i keq për Tottenhamin, Son mungon disa javë
18 shkurt
15:53
Jose Mourinho ka marrë një lajm jo të mirë pas fitores kundër Aston Villas. Sulmuesi Heung-Min Son ka pësuar një frakturë dhe do të mungojë për disa javë, sikurse ka njoftuar klubi londinez.
“Heung-Min Son do t’i nënshtrohet një operacioni këtë javë, pasi ka pasuar një frakturë në krahun e djathtë. Lojtari i Koresë së Jugut pësoi një lëndim gjatë fitores tonë kundër Aston Villa të dielën. Pas operimit, stafi ynë mjekësor do të shikojë opsionet për rehabilitimin e Son, i cili do të qëndrojë jashtë për disa javëve”, thuhet në komunikatën e Tottenham.