Shala: Nisma vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë për taksën 100 për qind

18 shkurt 2020 | 15:51

Shefi i grupit parlamentar Nisma-AKR, Haxhi Shala, ka thënë se vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e njëjtë lidhur me taksën 100 për qind.

Ai ka deklaruar se është e paqartë se çfarë do të bëjë koalicioni qeverisës lidhur me bisedimet, si dhe çfarë nënkuptohet me reciprocitetin.

“Në bazë të deklaratave të ambasadorëve, edhe reciprociteti, njëjtë sikur taksa do të jetë bllokuese e procesit. Nëse nga një bojkot ndërkombëtar për shkak të taksës, po shkojmë tek një bojkot i dytë për shkak të reciprocitetit, atëherë pse të lëvizet nga taksa?”, ka thënë Shala në tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, e cila është organizuar nga KDI-ja.

Lidhur me qëndrimin për dialogun, Shala ka thënë se do të jenë konstruktiv dhe kur të ketë platformë të qartë mbi atë se çka do të bëjë ekipi negociues, do të deklarohen se a e mbështesin këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…