Lajm i mirë për Meghan Markle dhe Princin Harry

17 tetor 2022 | 13:22

Meghan Markle dhe Princi Harry duket se janë shumë afër publikimit të dokumentarit të tyre, pasi disa kohë më parë burimet e Page Six raportuan se dokumentari i çiftit “do të debutojë në Netflix në fillim të dhjetorit “.

Platforma e njohur ka dëshiruar që të publikojë dokumentarin në fjalë menjëherë pas sezonit të pestë të The Crown, premierë më 9 nëntor, ndërsa në një intervistë për The Cut, Megan u pyet nëse dokumentari që po xhirojnë është për historinë e dashurisë së saj dhe Harrit. ” Unë nuk lexoj çfarë është në shtyp. Pra, nuk e di se çfarë është e konfirmuar dhe çfarë jo ”, kishte thënë ajo.

Gjatë intervistës, Markle shpjegoi se ka një ndryshim midis një dokumentari historik dhe një reality show, duke thënë: ” Pjesa e jetës sime që nuk kam mundur ta ndaj, që njerëzit nuk kanë mundur ta shohin, është historia jonë e dashurisë ”. Meghan më pas citoi fundin e një fjalimi që ajo mbajti në dasmën e saj duke thënë se ” mbi të gjitha, dashuria fiton”. “Unë shpresoj se kjo është ndjenja që njerëzit marrin kur shohin disa nga përmbajtjet ose projektet me të cilat po punojmë .”

Meghan Markle dhe Princi Harry nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix në vitin 2020, me çiftin që i tha New York Times në atë kohë: “Ne fokusohemi në krijimin e përmbajtjes që informon, por edhe jep shpresë. Si prindër të rinj, është gjithashtu e rëndësishme për ne që të bëjmë gjëra që frymëzojnë familjet .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se pjesa më…