Lajm i mirë për Romën dhe Shqipërinë, Kumbulla fillon stërvitjet

06 dhjetor 2023 | 15:13

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla pësoi një lëndim të rëndë shtatë muaj më parë dhe që nga ajo kohë ai ka qenë jashtë fushave të blerta.

Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon gradualisht lëndimin dhe ka përparime. Të mërkurën ai i është bashkuar grupit të futbollistëve të Romës në stërvitje për herë të parë që prej lëndimit të pësuar.

Kumbulla ka stërvitur si pjesa tjetër e skuadrës, megjithatë ai vështirë se do të grumbullohet nga Jose Mourinho për ndeshjen ndaj Fiorentinës që Roma e zhvillon në fundjavë.

Mediet italiane megjithatë kanë raportuar se qendërmbrojtësi shqiptar do të kthehet të luaj në fushë brenda këtij viti, ku Roma do t’i zhvilloj edhe pesë ndeshje. 23-vjeçari mund të ketë minuta të enjten e ardhshme kur Roma luan me Sheriff Tiraspolin në një ndeshje pa shumë presion pasi Giallorosët kanë siguruar kalimin nga grupi i Ligës së Evropës.

Gjithsesi ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, me trajnerin Sylvinho që do ta ketë Kumbullën të gatshëm për Kampionatin Evropian, “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka…