Lajm i rëndësishëm për fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2014

01 korrik 2022 | 12:04

Ministria e Financave të Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë me dije se nga sot do të hapet aplikimi për përfitime të shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014.

Nga kjo ministri kanë bërë me dije se nga muaji gusht do të shtohet edhe gjenerata e lindur nga 1 janari 2013, derisa në muajin shtator do të shtohet gjenerata e 2012-ës.

“Duke filluar nga ky muaj skema për shtesat për fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj. Pra, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë”.

“Rikujtojmë qytetarët se aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike. Gjithashtu, vlen të theksohet se aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën e-Kosova, kurse pagesa do të bëhet me datë 25, apo ditën vijuese të punës, të çdo muaji”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Vegezën për aplikim mund ta gjeni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur, Kanye West është paditur për shkelje të…