Lajmi i fundit: Vdes një person nga shpërthimi në Hajvali

23 mars 16:34

Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në një shtëpi në rrugën “Adnan Loku në Hajvali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:30, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie.

Bëhet fjalë për një mashkull me inicialet M.G., 42-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet…