
Lajmi i fundit: Kërcënim me bombë në aeroportin ‘Adem Jashari’
06 shkurt
16:37
Zyra për media ka raportuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës “Adem Jashari”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara.
Ajo ka thënë se pasi kanë pranuar informatat e para, personeli dhe të gjithë udhëtarët janë evakuuar.
“Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka njoftuar Gara.