Lajmi i fundit: Shqipëria mbledh nënshkrimet për rezolutë të re kundër asaj të Dick Martyt

03 prill 2023 | 15:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se janë mbledhur nënshkrimet për një rezolutë të re mbi rezolutën e Dick Martyt.

Ai ka thënë se rruga e drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë dhe mundimshme.

“I mblodhëm më në fund firmat e në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore. Rruga e drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, ka shkruar  Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në…