Lakersat dominojnë në Perëndim

14 janar 12:26

Lakersat vazhdojnë të dominojë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar me rezultat 128-99 ndaj Clevelandit. Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e parë (Kevin Love 21 pikë e 11 rebound), por në të dytën vjen përmbysja e kalifornianëve. LeBron James realizoi 31 pikë, mbështetur nga Howard me 21 pikë e 15 rebound.

Pas kohës shtesë fitore ka shënuar New Orleans, që mundi me rezultat 117-110 Detroit, ndeshje me emocione në fundin e saj. Për Pelicans u dallua Okafor me 25 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Derrick Rose për Pistons.

Pa probleme fitore ka shënuar skuadra e Bostonit, që mposhti me rezultat 113-101 Chicagon, ndeshje ku për Celtics u dallua Tatum, autor i 21 pikëve.

Në sekondat e fundit triumfon Orlando, që mundi 114-112 Sacramento. Edhe pse Bjelica realizoi 34 pikë për vendasit, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Orlandon u dalluan Vuqeviq (26 pikë e 15 rebound) e Fournier me 25 pikë.

Rikthehet te fitorja Oklahoma, që mundi 117-104 Minnesota (Gallinari 30 pikë dhe Alex 20 pikë, 20 rebound e 10 asistime), ndërsa Portlandi fitoi me rezultat 115-112 ndaj Charlotte (Lillard 30 pikë e McCollum 27 pikë). /Telesport/

Rezultat

Detroit – New Orleans     110-117
Indiana – Philadelphia    101-95
Boston – Chicago              113-101
Minnesota – Oklahoma   104-117
Portland – Charlotte        115-112
Sacramento – Orlando    112-114
Lakers – Cleveland          128-99

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e tri sindikatave në Kosovë, arsimit, shëndetësisë e policisë…