Lakersat e Golden State fitore për të kapur ‘play-off’-in, zhgënjen Denveri

28 mars 2024 | 11:35

Fitorja e pestë radhazi për ekipin e Lakersat, që e munden me rezultat 136-124 Memphisin jashtë fushe.

Shtatë basketbollistë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Hachimura me 32 pikë e 10 rebound. Lider ishte LeBron James me një “triple double” (23 pikë, 14 rebound, 12 asistime). Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi me rezultat 101-93 Orlandon. Wiggins me 23 pikë ishte

shënuesi më i mirë për miqtë. Zhgënjen ekipi kampion i Denverit, që u mund me rezultat 104-97 nga Phoenixi. Durant me 30 pikë e 13 rebound ishte lider për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Jokiq. I afrohet kreut në Perëndim ekipi i Minnesotas, që mundi me rezultat 106-91 Detroitin, ndeshje pa shumë histori për vendasit, ku u dalluan Ried e McDaniles me 43 pikë së bashku.

Befason Houston, që falë 37 pikëve e 10 rebound të Jalen Green e mundi me rezultat 132-126 Oklahoman jashtë fushe.

Rezultatet

Charlotte – Cleveland              118-111
Orlando – Golden State           93-101
Washington – Brooklyn           119-122
Atlanta – Portland                    120-106

Philadelphia – Clippers         107-108
Toronto – New York               101-145
Chicago – Indiana                   125-99
Memphis – Lakers                  124-136

Minnesota – Detroit                 106-91
Oklahoma – Houston               126-132
Utah Jazz – San Antonio         111-118
Denver – Phoenix                     97-104

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të…