Lakersat fitojnë, por i thonë lamtumirë ‘play-off’-it

27 mars 2019 | 12:46

U luajtën ndeshjet e radhës në NBA. Më konkretisht, liga më e fortë e basketbollit në botë dhuroi spektakël në të gjitha ndeshjet.

Më konkretisht, Los Angeles Lakers mori një fitore në parket, por nuk i bën punë, sepse janë shuar edhe shanset matematikore për të shkuar në fazën e “play-off”-it. Rezultati 124-106 ishte një gëzim për tifozët vendës, të cilët panë të thyhej Washington Wizards në “Staples Center”.

Basketbollisti më produktiv i vendësve ishte Kentavious Caldwell-Pope, që shënoi 29 pikë. Gjashtë pikë më pak se ai regjistroi në këtë ndeshje LeBron James. Për miqtë spikati Bradley Beal, me 32 pikë, i ndjekur nga Jabari Parker, me 18 pikë. Në këtë moment të kampionatit, Los Angeles zë vendin e 11-të të Konferencës Perëndimore. /Telesport/

Rezultatet

Los Angeles L. – Washington W.      124-106
Charlotte – San Antonio                     125-116
Cleveland – Boston                              106-116
Miami – Orlando                                  99-104
Toronto – Chicago                                112-103
Milwaukee – Houston                          108-94
Minnesota – L.A. Clippers                  111-122
New Orleans – Atlanta                        120-130
Dallas – Sacramento                            121-125
Denver – Detroit                                   95-92

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…