Lakersat ‘leksion’ kampionëve të Golden State, Bostoni triumfon në shtesë

26 dhjetor 2018 | 12:28

Lakers fituan 127-101 në fushën e skuadrës kampione të Golden State, në ndeshjen e shumëpritur të Konferencës së Perëndimit, mes dy prej ekipeve pretendente për titull.

Ndonëse pritej një përballje e fortë, vetëm perioda e parë ishte e ekuilibruar, pasi më tej në fushë dominoi skuadra e Lakers. 7 lojtarë të ekipit të Los Anxhelosit realizuan mbi 10 pikë, me kolektivitetin që ishte arma më e fortë e Lakers, teksa 53 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

LeBron James ishte lojtari më i mirë për Lakers me 17 pikë e 13 rebound për aq minuta sa luajti, pasi u detyrua të lërë ndeshjen për shkak të një dëmtimi, por të rinjtë nuk u trembën dhe vijuan “kryeveprën” që nisi “king James”. Mirë u paraqit edhe Zubaq, 18 pikë e 11 rebaound, mbështetur edhe nga Rondo me 15 pikë e 10 asistime, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Kuzma me 19 pikë. Pra, një skuadër me shumë pika të forta, ndryshe nga Golden State, ku loja, si zakonisht, u përqendrua te Curry (23 pikë) e Durant (21 pikë). Kjo ndeshje tregoi se Warriors nuk janë më të pathyeshëm dhe se Lakers mund të duelojnë për titull, raporton “Telesport”.

Koha shtesë i buzëqesh Boston, që mundi 121-114 Philadelphia, dy skuadra që duelojnë për kreun ën Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics ishte më së shumti në kryesim, por në fund rrezikoi të humbiste. Mbrëmje magjike e Irving, autor i 40 pikëve e 10 rebound, që i bëri të pavlefshme 34 pikët e 16 rebaund të Embiid për miqtë.

Fiton edhe Houston, që mundi 113-109 Oklahoma, dy ekipe që po ringrihen gradualisht në këtë periudhë të kampionatit në NBA. Sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, por 5 minutat e fundit ishin vendimtare, me Houston që u shkëput e fitoi falë 41 pikëve të Harden. Utah Jazz mundi 117-96 Portland, ndeshje ku diferencën e bëri Mitchell me 19 pikë. Skuadra e Milwaukee mundi me lehtësi 109-95 New York jashtë fushe, sfidë ku u dallua Antetokounmpo, me 30 pikë e 14 rebound, kandidat për trofeun MVP.

Rezultatet

New York – Milwaukee 95-109
Houston – Oklahoma     113-109
Boston – Philadelphia    121-114
Golden State – Lakers    101-127
Utah Jazz – Portland      117-96

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, ka pasi ka konfirmuar…