Lakersat ndalen pas tri fitoreve

07 dhjetor 2022 | 12:43

Pas tri fitoresh ndalet skuadra e Lakersave, që u mund me rezultat 116-102 nga Clevelandi, në një ndeshje të dominuar shumicën e kohës nga vendasit. Davis luajti vetëm 8 minuta, pasi ishte i sëmurë, ndërsa LeBron James realizoi 21 pikë, shumë pak për të shpresuar te fitorja. Për vendasit u dallua Donovan Mitchell me 43 pikë.

Zhgënjen sërish skuadra e Miamit, që u mund me rezultat 116-96 nga Detroiti, sfidë ku për miqtë u dallua Bogdanoviq, autor i 31 pikëve. Vendimtar edhe stoli, nga ku erdhën 57 pikë. Fitore në sekondën e fundit për Dallasin, që mposhti Denver (116-115). Luka Donqiq realizoi një “triple bouble” (22 pikë, 10 rebound, 12 asistime) dhe Hardaway 29 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Lakers         116-102
Miami – Detroit              96-116
Denver – Dallas              115-116

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me…