Lakersat nuk ndalen në Perëndim

18 nëntor 2019 | 14:12

Vijon momenti i mirë në kampionat i LA Lakers, që fituan 122-101 ndaj Atlantas, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje e dominuar nga ekipi kalifornian, ku u dallua LeBron James me 34 pikë e 12 asistime. Po në Perëndim, në fund të renditjes ndodhet skuadra e Golden State, që u mund 108-100 nga New Orleans. Nënkampionët e NBA-së vazhdojnë të vuajnë mungesën e titullarëve (Paschall 30 pikë), ndërkohë që për vendasit u dalluan Reddick me 26 pikë e Holiday me 22 pikë.

Fitore në frymën e fundit arriti skuadra e Sacramento, që mposhti me rezultat 100-99 Bostonin, takim me shumë dramacitet në sekondat e fundit. Për vendasit u dallua Hield me 35 pikë, lider në fushë, ndërsa te Celtics mungoi lojtari lider. Me lehtësi fitoi  edhe ekipi i Denverit, që mundi 131-114 Memphisin. Për miqtë u dallua Murray, autor i 39 pikëve, mbështetur edhe nga Millsap me 23. Fiton edhe Orlando, 125-121 ndaj Washington (Vuqeviq 30 pikë e 17 rebound), ndërsa Philadephia triumfoi 114-95 ndaj Cleveland (Harris 27 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Philadelphia                   95-114
Sacramento – Boston               100-99
Memphis – Denver                   114-131
Orlando – Washington             125-121
New Orleans – Golden State    108-100
Lakers – Atlanta                      122-101

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se gjatë fundjavës ka filluar…