Lakersat turpërohen nga Denveri

28 nëntor 12:04

Ndeshja më e dobët e këtij sezoni e skuadrës së Lakers ka ardhur me kalifornianët që u mundën thellë  117-85 nga Denver, takim që u komandua nga Nuggets, që korrën suksesin e 14-të sezonal.

Tre lojtarë të Denver realizuan nga 20 pikë (Millsap, Murray, Beasley), ndërsa për Lakers mungoi paraqitja e zakonshme e LeBron James, që e mbylli sfidën me 14 pikë. Jashtë fushe fiton Atlanta, që mposhti 115-113 Miami në sekondat e fundit. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por miqtë triumfuan në fund falë 18 pikëve të Prince si dhe 48 pikëve që u realizuan nga lojtarët e stolit, raporton “Telesport”.

Në Lindje, vijon të dominojë skuadra e Torontos, që arriti suksesin e 18-të sezonal në NBA. Ekipi kanadez mundi me lehtësi 122-114 Memphis jashtë fushe, një ndeshje me luhatje nga të dyja ekipet. Vendasit e komanduan ndeshjen shumicën e kohës, u shkëputën deri në 16 pikë (Marc Gasol 27 pikë), por nuk arritën të mbrojnë avantazhin.

Toronto “zgjohet” në pjesën e dytë dhe triumfon falë2 24 pikëve te Lowry, me 6 lojtarë  realizuan mbi 10 pikë. Fiton edhe skuadra e Indiana, që mundi 109-104 Phoenix, ndeshje ku u dallua Sabonis me 21 pikë, ndërsa Detroit mposhti 115-108 Neë York falë 30 pikëve të Griffin.

Rezultatet

Detroit – New York        115-108
Miami – Atlanta             113-115
Memphis – Toronto       114-122
Denver – Lakers             117-85
Phoenix – Indiana                    104-109

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi e fitoi në fund ndeshjen ndaj Young Boys…