Lambda, mutacioni i ri dhe më infektues i koronavirusit

05 korrik 2021 | 17:27

Një variant i ri dhe më i egër i koronavirusit po qarkullon në 30 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Mjekët paralajmërojnë se Lambda mund të jetë edhe më infektues dhe vdekjeprurës sesa Delta, duke e bërë variantin Indian të sëmundjes të duket si “polici i mirë” përpara kushëririt të tmerrshëm.

Origjina e mutacionit të radhës, është Peruja.

Ministri i shëndetësisë ka deklaruar se vendi i tij po regjistron tani nivelin ndoshta më të lartë të vdekshmërisë në botë.

“Një shtam i ri, edhe më i rrezikshëm se Delta, raportohet të jetë diktuar në më shumë se 30 vende të botës gjatë këtyre 4 javëve të fundit. Lambda po përhapet pa fre në Peru, vendi i tij i origjinës, ku konsiderohet përgjegjës për 500 vdekje në 100 mijë persona”, ka deklaruar ai.

Kërkuesit kilianë sakaq kanë zbuluar se ky variant mund të jetë rezistent ndaj vaksinave të Covid 19. “Të dhënat tona tregojnë për të parën herë se mutacioni i pranishëm në proteinën spike të variantit Lambda, arrin t`i shpëtojë antitrupave dhe mund të ketë infektueshmëri të shtuar”, thuhet në studimin e tyre.

I njohur ndryshe si C.37, Lambda u pikas për herë të parë ne Peru vitin e kaluar, por tani mutacioni ka marrë një hov shqetësues./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër në rritje i gjermanëve nuk po paraqiten për…