LAMTUMIRË ISMAJL AHMET HAXHIU!

03 korrik 2022 | 21:14

Ismet Sylejmani

Më 02 Korrik 2022, në varrezat e Lupçit të Poshtëm, iu dha lamtumira e fundit Djalit të shokut e bashkëveprimtarit tonë, Heroit të Kosovës Bacës Ahmet Haxhiu, veprimtarit të LPK-së shokut e bashkëveprimtarit tonë Ismajl Haxhiu!

Nderuam dhe u përulëm bashkë me Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, me vëllaun e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, Naim Zhitinë dhe me Zv. Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut të nderuarin Nazim Bushi, pranë varrit të Ismajl Haxhiut dhe varrit të Bacës Ahmet Haxhiu!

Ismalj Ahmet Haxhiu u përcoll me nderime të mëdha në banesën e fundit, ashtu sikur i ka hije një pjestari të një familjeje të madhe atdhetare dhe nje biri besnik të Babit të Tij të madh e të pavdekshëm e të popullit shqiptar e të lëvizjes për çlirim!

Lavdi e përjetshme Ismaj Haxhiut!
Lavdi e përjetshme Bacës Ahmet Haxhiu!

Prishtinë, 2 Korrik 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fermer nga Obiliqi, duket të jetë zhgënjyer shumë me…