Lamtumirë, Nysret Krasniqi!

19 shkurt 2020 | 09:14

Haki MORINA

Nysreti ishte njeriu i cili që në takimin e parë të bënte ta pyesësh vetën, pse nuk e kam njohur më parë? Ishte njeri, që me sjelljet e tij ta impononte respektin. Ta impononte respektin, sepse kishte qetësi të admirueshme në reagim dhe kulturë të lartë në sjellje.
Ishte evropian, në kuptimin më të mirë të kësaj fjale.
Ai ishte njeriu që s’kishte kërkuar asgjë si shpërblim për kontributin e tij që kishte dhënë për një kohë të gjatë për atdheun!
Iku pa zhurmë, i heshtur dhe pa ankesa!
Vdekja e tij na kujtoj edhe njëherë që jeta është e kufizuar, por atë mund ta bësh të pavdekshme, në qoftë se pas vetës lë vepra.
Njerëzit e tillë janë të rrallë!
Jam krenar që e pata shok!
Ngushllime familjes së tij, miqëve, e gjithë atyre që janë për ngushëllime!
Lamtumirë, Nysret Krasniqi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ngjarjen fatkeqe që ndodhi sot në Gjilan pista e…