Laporta: Dembele është më i mirë se Mbappe

03 dhjetor 2021 | 11:22

Presidenti i Barcelonës ka krahasuar dy futbollistët francez.

Ousmane Dembele tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon në qershor të vitit 2022.

Joan Laporta ka folur në një intervistë çështjen e kontratës së Dembeles dhe tha se ai është më i mirë se Mbappe.

“Dembele dëshiron të qëndrojë. Agjentët e tij duan më të mirën për të, por ndonjëherë gjëja më e mirë nuk janë paratë. Unë jam i qartë, Dembele është më i mirë se Mbappe”, ka thënë ai.

E ardhmja e Dembeles mbetet ende e paqartë, pasi ai ka interesim nga shumë skuadra evropiane që janë të gatshme të plotësojnë kërkesat e tij financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka arrestuar të premten shtatë persona të…