Largimi i avokatit kryesor të Thaçit, Mehmetaj: Ky është turp për shtetin, Kroacia pagoi për Gotovinën 75 milionë euro

30 janar 2024 | 14:13

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar pas raportimeve për largimin e avokatit kryesor të Hashim Thaçit, Gregory Kehoe për shkak të pamundësisë për ta paguar.

Ai ka thënë se një gjë e tillë është turp për shtetin e Kosovës. Mehmetaj ka kujtuar se Kroacia ka paguar 75 milionë euro vetëm për Ante Gotoivinën.

“Hashim Thaçit po i ikën avokati kryesor i tij, Gregory Kehoe, për shkak të pamundësisë për ta paguar.

Sipas Ligjit, Ministria e Drejtësisë mundet në vit të paguajë veç nja 1 milion e pak dhe këto para i merr avokati Luka Mishetiq.  Nëse do avokat tjetër, apo kompani tjetër të avokatisë, atëherë duhet ta angazhosh privatisht.  Privatisht Thaçi s’po mund ta paguajë.  E qysh?  A nuk qenkan bë këta miliarderë duke vjedhë pas luftës në Kosovë a?  Qysh komandantët s’paskan pare a?  Përndryshe ky është turp për shtetin dhe për gjithë shoqërinë.  Kroacia për gjeneralin e vet, Ante Gotovina, i ka paguar 75 milionë zyrtarisht për mbrojtje dhe qindra miliona të tjerë jo zyrtarisht.  Po na s’jemi ashtu, me gjasë s’jemi kurrfare”, ka shkruar Mehmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora shfaqi barkun e saj të tonifikuar me bikini…