Largimi i Pedros nga Chelsea, gëzon dy klube italiane  

07 prill 2020 | 19:25

Sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A.

Pedro pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës që vjen. Sulmuesi spanjoll nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek “Blues”, prandaj edhe mund t’i japë fund eksperiencës në “Stamford Bridge”.

Dhe, interesim për përfaqësuesin spanjoll kanë shfaqur dy klubet italiane, Lazio e Roma. E përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport” shkruan se të dyja klubet italiane i kanë kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit.

Mirëpo, klubet nga Serie A po i rivalizon Xavi Hernandez. Ish-bashkëlojtari i Pedros po synon ta transferojë ish-futbollistin e Barcelonës në Katar, në ekipin e tij Al Sadd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sprovë për mendjen me një mendje tjetër Shkruan: Ismail Syla…