Largohet nga muri i Kuvendit dhe hidhet në kosh të plehrave fotografia e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit

17 shkurt 2023 | 14:05

Në murin e objektit të Kuvendit të Kosovës sot është vendosur një poster me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Ismail Qemali.

Por sipas Nacionales, një person i panjohur e ka larguar atë që aty dhe më pas e ka hedhur në koshin e plehrave.

Në fotografi, Thaçi dhe Qemali cilësoheshin si heronj të kombit shqiptar. I pari shpalli pavarësinë e Kosovës 15 vjet më parë, e tjetri atë të Shqipërisë gati 111 vjet më parë.

“Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhej në fotografinë e vendosur në murin e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistja me famë botërore, Kosovare Asllani ka mbërritur për vizitë…