Latifi i quan mjerana ata që i fishkëllyen izraelitëve, ua kujton lloçin në stadium

12 nëntor 2023 | 22:01

Blerim Latifi, profesor universitar i filozofisë, ka komentuar ndeshjen Kosova vs Izraeli, e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024” që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Laitfi ka thënë se gjatë ndeshjes janë dëgjuar disa fishkëllima në drejtim të lojtarëve izraelitë.

Por Latifi ka përmendur gjendjen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku fusha është e mbuluar me baltë.

“Stadiumin n’lloç e kishe po i fishkëllojnë dikujt. Mjerana”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina mundi Proton Cable Prizrenin me rezultat 91:109 (26:26,…