Latifi: Ngritja e aktakuzave nga Specialja do ta dëmtonte pozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë

11 nëntor 2019 | 12:19

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi, ka thënë se nëse akuzohen anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nga Gjykata Speciale, atëherë është e qartë se akuzat pashmangshëm prekin edhe karakterin e luftës çlirimtare të Kosovës.

Latifi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ngritja e aktakuzave do të do ta dobësonte pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Vazhdimisht është thënë se Gjykata Speciale nuk do ta gjykojë luftën e UÇK-së, por vetëm ish- pjesëtarë të saj, të dyshuar për krime. Mirëpo, marrja në pyetje e profileve të larta të UÇK-së, disa në cilësinë e të dyshuarit, e disa në atë të dëshmitarit, logjikisht, lë të kuptohet se Prokuroria e Gjykatës Speciale, gradualisht, është duke lëvizur drejt aktakuzave që godasin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së”.

“Nëse akuzohen anëtarë të këtij shtabi, atëherë është e qartë se akuzat pashmangshëm prekin edhe karakterin e luftës së UÇK-së, sepse politika e kësaj lufte ka qenë nën autoritetin e këtij shtabi. Diçka e tillë, natyrshëm, do ta dobësonte pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe, në versionin më të keq, do të ndihmonte pozicionin e të gjithë atyre që kërkojnë një kompromis të ri mes Kosovës dhe Serbisë, e çdo kompromis i ri nënkupton prekjen e 17 shkurtit 2008”, ka shkruar Latifi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Anglia nuk do të përballet me abuzime raciste me të…