Latifi padit udhëheqësin e Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, ia kërkon 100 mijë euro

10 prill 2022 | 12:34

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka paditur Gjergj Gojanin, udhëheqës i sektorit të Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, për shpifje gjatë fushatës zgjedhore dhe nga i njëjti po kërkon 100 mijë euro kompensim dëmi.

Postimi i plotë i kryetarit Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”:

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, përmes avokatit tim të angazhuar, kam dorëzuar padinë civile ndaj Udhëheqësit të Inspektoratit Rajonal të Arsimit në Gjakovë, Gjergj Gojani – për shpifje dhe përdorim të autoritetit të tij zyrtar për të më sulmuar dhe dëmtuar, në kundërshtim me rregullat dhe normat ligjore, gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, në vitin 2021.

Kjo padi, e cila do të kërkoj të bëhet edhe dënim, le të jetë një mësim për z. Gojani dhe për të gjithë ata zyrtarë të papërgjegjshëm që përdorin fuqinë e posteve të tyre institucionale, pa asnjë bazë e të motivuar për të dëmtuar personalitetin, dinjitetin njerëzor dhe moral të tjetrit.

Shkeljet e këtij niveli, nuk duhet të mbeten të pandëshkuara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka reaguar përmes një komunikate për raportimet se…