Latifi: Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka bindur një shtet të madh ta tërheqë njohjen e Kosovës

30 korrik 2021 | 11:34

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka thënë se ka marrë vesh prej një burimi të mirinformuar se Serbia me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka arritur ta bindë një shtet të madh për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Latifi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se këto zhvillime janë duke ndodhur në kohën kur kryeministri shqiptar, Edi Rama diskutoi në Shkup për “Open Balkan”, së bashku me presidentin serb.

“Para disa ditësh, prej një burimi të mirinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa  Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit”.

“Burimi i informatës ma dha edhe emrin e shtetit, por m’u lut të mos e them publikisht.  Ndërkaq, neve s’na mbetet tjetër përveçse edhe njëherë t’i hedhim sytë nga Amerika, për të na shpëtuar nga një fatkeqësi tjetër e madhe diplomatike, e përgatitur me aq mund dhe gjatë nga lideri i ‘Open Balkan’, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vitit 2020 ka pasur një numër rekord të ankesave…