Mbi 1 000 qytetarë u ankuan ndaj bankave në pandemi

30 korrik 2021 | 11:33

Gjatë vitit 2020 ka pasur një numër rekord të ankesave të qytetarëve ndaj bankave komerciale në Kosovë.

Gjithsej 1,048 qytetarë deponuan ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), për shkelje të ndryshme, më kryesorja kishte të bënte me vendimin për shtyrje të afateve për pagesën e kredive, si masë lehtësuese gjatë pandemisë.

Shumë qytetarë u ankuan se iu bë padrejtësi me rastin e kalkulimit të interesit për periudhën sa u shty afati për pagesën e kredive.

“Gjithsej ankesat për banka komericale të adresuara në BQK për vitin 2020 kanë qenë 1,048, ndërsa ankesat më të shpeshta kanë qenë lidhur me interesin e rregullt të aplikuar në periudhën e shtyrjes së afatit të pagesës së kredisë/periudhën e moratoriumit”, thuhet në raportin e BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita u eliminua nga Liga e Konferencës, pasi pësoi humbje…