Cuculi: Ishim të barabartë në çdo aspekt me Feyenoordin

30 korrik 2021 | 11:30

Drita u eliminua nga Liga e Konferencës, pasi pësoi humbje nga Feyenoordi me rezultat 3-2.

Mbrojtësi Ardian Cuculi ka thënë se të gjithë futbollistët kanë dhënë maksimumin dhe treguan se janë në gjendje të përballen edhe me skuadra të nivelit të lartë.

“Të dashur tifozë, rrugëtimit tonë në Evropë i erdhi fundi! Fati ynë ishte që të ndeshemi me 15-herë kampionin e Holandës, Feyenoordin. Ju faleminderit për mbështetjen që na keni dhënë dhe fjalët inkurajuese, ne e dëshmuam se und të përballemi edhe me skuadra të këtij niveli duke pasur guximin për të qenë të barabartë në çdo aspekt. Dhamë gjithçka nga vetja për të përfaqësuar ngjyrat e klubit dhe për të përfaqësuar futbollin e Kosovës. Ditë të mira po vijnë për sportin”, ka thënë Cuculi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër vjet pas lindjes së binjakëve thuhet se avokatja për…