Latifi takon punonjësit e administratës, kërkon respektimin e orarit të punës

06 shkurt 2024 | 11:59

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska, të drejtorit të Administratës, Besnik Hotit dhe të drejtorëve të drejtorive komunale, ka mbajtur takimin e parë të rregullt me punonjësit e administratës komunale.

Fillimisht, ai ka falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimet dhe bashkëpunimin në baza ditore, në përputhje me detyrimet e parapara me ligj.

Latifi ka theksuar edhe një herë rëndësinë e respektimit të orarit të punës dhe punonjësit të kenë përkushtim të parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarë, duke ngritur gjithnjë e më shumë cilësinë e punës, për t’i bërë sa më të lehta dhe efikase shërbimet administrative.

Nga zyrtarët komunalë, kryetari Latifi ka kërkuar angazhim maksimal për ta mbajtur Rahovecin sa më lart në transparencë, performancë komunale, investime publike dhe në realizimin e të hyrave.

Më pas, për lansimin e sistemit të hyrje-daljeve në punë, u.d. udhëheqësi i Zyrës së Personelit, Agron Thaqi, shpjegoi funksionimin e këtij sistemi, si dhe iu dha sqarimet e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e tretë radhazi për Lakersat, që mundën me rezultat…