Latifi tregon se a do të vazhdoj të jetë ministër i shëndetësisë

04 dhjetor 2021 | 16:53

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili u emërua së fundmi në këtë pozitë nga kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se është zhvendosur nga New Yorku në Prishtinë, për të vazhduar punën në MSh.

Latifi ka qenë në Nju Jork për disa ditë nga ku është kthyer dhe zhvendosur përfundimisht në Prishtinë për të vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë.

“Jam zhvendosur përfundimisht në Prishtinë. Kam dhënë premtimin dhe do ta mbajë”, ka deklaruar Latifi për Gazetën Shneta.

Ai ka demantuar kategorikisht zërat se mund të tërhiqet nga kjo pozitë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë jam bartur tërësisht në Prishtinë dhe një gjë e tillë nuk vjen në konsideratë”, ka deklaruar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Avdi Smajljaj, ka reaguar pas punësimit të motrës…