Latifi vizitoi çerdhet dhe shkollat në Rahovec

15 janar 11:34

Në ditën e parë të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të mësimit, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Fatmir Iska, nënkryetar i komunës dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë së Arsimit, kanë vizituar të hënën çerdhen e fëmijëve “Tulipanët” dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bekim Sylka” në qytetin e Rahovecit.

Gjatë vizitës kryetari Latifi u prit nga udhëheqësit e të dy institucioneve, i cili më këtë rast edhe i ka uruar udhëheqësit dhe nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke u dëshiruar që të kenë suksese edhe me të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara