Latifi viziton punimet e objektit të ri të QKMF-së

11 prill 2018 | 14:47

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar punimet të cilat janë duke u bërë në ndërtimin e  objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Emergjenca në Rahovec.

Për ecurinë e punimeve të projektit “Ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – Emergjenca në Rahovec”, zyrtarët komunal janë informuar për së afërmi për ecurinë e punimeve nga përgjegjësit e firmës kontraktuese nga ana e komunës, të cilët kanë thënë se ecuria e punimeve është duke shkuar sipas planit dhe deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem në ngecjen e punimeve.

Ndërtimi i objekt të ri të QKMF-së, do të lehtësojë punën personelit të cilët pritet të punojnë në këtë objekt, si dhe do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët të cilët shërbimet shëndetësore i marrin në këtë qendër mjekësore.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në…