Laura dhe Ben u bënë prindër sërish

28 shkurt 2020 | 11:37

Laura Prepon dhe Ben Foster e kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Aktorja 39-vjeçare e Orange is the New Black e ka postuar lajmin në “Instagram”, por nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës, ditëlindjen apo ndonjë informatë tjetër.

“Mirë se erdhe në shtëpi paketa jonë e re e dashurisë”, ka shkruar Laura.

Çifti e ka edhe një vajzë dyvjeçare së bashku me emrin Ella. Laura dhe Ben janë martuar në qershor të vitit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Oskarit dhe provës si aktore me “A star is…