Lavrov: Gjatë Luftës së Ftohtë së paku ka pasur rregulla

02 prill 2018 | 21:10

Se sa do të thellohet grindja mes Moskës dhe Perëndimit, për shkak të helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal në Britani, kjo nuk do të varët nga Rusia, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Lavrov tha se gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë kanë ekzistuar disa rregulla dhe shtoi se Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani nuk po i përmbahen asnjë standardi dhe po luajnë lojëra fëmijësh.

Skripal dhe vajza e tij, Julia u gjetën më 4 mars pa vetëdije në qytetin Solsbëri, e më pas u konstatua se ata janë helmuar me gaz nervor.

Britania ka fajësuar Rusinë për këtë sulm, ndërsa Moska ka mohuar përfshirjen.

Pas këtij incidenti, pasuan një varg masash dhe kundërmasash diplomatike mes dy vendeve.

Britania fillimisht dëboi 23 diplomatë rusë, ndërsa Moska u kundërpërgjigj me dëbimin e 23 diplomatëve britanikë.

Disa ditë më vonë, shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Ukrainën, Shqipërinë dhe disa shtete tjera, vendosën të dëbojnë diplomatë rusë, në shenjë solidariteti me Britaninë, ndërsa Rusia më pas mori vendim që të dëbojë nga territori i saj diplomatët nga këto shtete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia fillon nesër ndërtimin e centralit të parë bërthamor, Akkuyu.…