Lavrovi: Do të përdorim vetëm armë konvencionale, jo ato bërthamore

19 prill 2022 | 13:35

Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale në Ukrainë dhe jo bërthamore.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë një interviste për televizionin “India Today”, për një nga shqetësimet më të mëdha në mbarë botën për konfliktin në mes të Rusisë dhe Ukrainës, raporton “A2CNN”.

Komenti për këtë çështje vjen në këtë mënyrë nga një prej zyrtarëve më të lartë rusë, megjithëse Lavrovi nuk është drejtpërdrejt përgjegjës për vendimmarrjet ushtarake.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar gjatë javëve të fundit se Kremlini mund të përdorë armë taktike bërthamore nga arsenali i tij nëse pushtimi ndaj fqinjit jugor vazhdon për një kohë të gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, e ka ndërruar përkohësisht…