Deputeti Jahja Kokaj e “ndërron” pak grupin parlamentar

19 prill 2022 | 13:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, e ka ndërruar përkohësisht ulësen e tij në Kuvendin e Kosovës.

Pasi opozita e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës për shkak të mosvotimit tëKomisioni hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, Kokaj ka shkruar dhe është ulur në ulëset e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga ato ulëse ai ka votuar edhe për miratimin e disa projektligjeve.

Ulësen e ka ndërruar edhe deputetja tjetër e LV-së, Yllëza Hoti. Ajo është parë e ulur në rendin e fundit të ulëseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë nisur ndeshjet e dyta çerekfinale të “play-off”-it në NBA.…