Lazio e gatshme për shitjen e Muriqit

25 nëntor 2021 | 13:35

Vedat Muriqi nuk e ka bindur Lazion, ndaj drejtuesit e klubit janë gati që ta shesin. Zërat nga Turqia kanë vazhduar prej disa muajsh, të fundit raportojnë një hap të mundshëm përpara të Fenerbahçe.

Sipas portalit “Bursahakiyet”, klubi turk ka kontaktuar me Lazion për ta rikthyer reprezentuesin e Kosovës në Stamboll. Te bardhekaltrit nuk e ka siguruar dot formacionin, ndaj pas një viti e gjysmë mund të jetë koha për të thënë lamtumirë.

Lazio, sipas lajmeve nga Turqia, do të ishte gati ta shiste Muriqin. Në rast se nuk shfaqet asnjë blerës në “Formello”, do të shqyrtohet opsioni i huazimit. Gjithsesi, dëshira e presidentit Lotito është shitja e përhershme. Vlera e tregut, deri më sot, do të ishte rreth 8 milionë euro.

Një shifër shumë larg asaj të paguar Lazio në verën e vitit 2020, për ta marrë në Romë (rreth 20 milionë euro).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar…