Lazio e nxjerr Berishën në shitje

02 dhjetor 2019 | 12:45

E ardhmja e mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha, duket të jetë larg skuadrës së Lazios, pasi kjo e fundit po mendon ta nxjerrë në shitje në janar.

Mesfushori shqiptar ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion me klubin italian dhe nuk pëlqehet nga trajneri Simone Inzaghi. Trajneri italian ka projektuar Berishën si lojtar titullar për ndeshjen që është zhvillua të enjten ndaj Clujt, por Berisha nuk ka pranuar të luajë, duke u ankuar në një lëndim.

Mediat italiane kanë raportuar se lojtari nuk ka fare lëndim dhe se klubi ka vendosur ta shesë në janar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 56-vjeçare polici i Kosovës, Ahmet Brahimi…