Vdes një polic i Kosovës

02 dhjetor 2019 | 12:20

Ka vdekur në moshën 56-vjeçare polici i Kosovës, Ahmet Brahimi nga Batusha e Gjakovës

Polici Brahimi ka vdekur sot në moshën 56-vjeçare.

Brahimi ka punuar në Policinë e Kosovës që nga viti 2002, kur ky institucion atëherë quhej Shërbimi Policor i Kosovës.

Ahmet Brahimi ishte polic hetues në Drejtorinë për Hetim të Krimit të Organizuar, në sektorin e Auto Krimeve. Varrimi i Brahimit bëhet nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën Uglar-Malishevë…