Aksident në rrugën Uglar-Malishevë në Gjilan, vdes një person

02 dhjetor 2019 | 12:07

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën Uglar-Malishevë në Gjilan.

Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime të rënda.

I njëjti ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me siguri se shumë persona ju ka thënë se sa…