Lazio e shkeli Sassuolon. Fitojnë edhe Sampdoria dhe Fiorentina

25 shkurt 2018 | 16:57

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen ndaj Sassuolos me rezultat 0-3.

Dy gola për skuadrën ku luanë edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i shënoi Sergej Milinkoviq-Saviq, kurse një tjetër gol e shtoi nga penalltia Ciro Immobile. Vendasit nga minuta e 53-të, luajtën pa një lojtar, pasi Domenico Berardi u ndëshkua me karton të kuq.

Fitore sot ka shënuar5 edhe Sampdoria ndaj Udineses (2-1) dhe Fiorentina ndaj Chievo Veronas (1-0).

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes së Socialdemokrate të Vojvodinës, njëherësh drejtues i…