Lazio konfirmon se Martusciello do të jetë pasues i Sarrit

13 mars 2024 | 13:09

Skuadra e Lazios ka konfirmuar se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqje dhe se ndihmësi i tij, Giovanni Martusciello do të mbetet në krye të shtabit teknik.

Sarri edhe pse kishte kontratë edhe një vit, vendosi të largohet pas tri humbjeve që regjistroi klubi nga kryeqyteti italian. Lazio e falënderoi Sarrin për qëllimet e arritura dhe për punën e bërë dhe i uroi atij më të mirën në fushë dhe jashtë saj.

Igor Tudor, Raffaele Palladino dhe Miroslav Klose janë përmendur si emra të mundshëm për të marrë drejtimin e Lazios.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) në orën 10:00 do…