Lazio me ofertë të re për Muriqin  

07 gusht 2020 | 12:26

Të enjten u raportua se Fenerbahçe e ka refuzuar ofertën e Lazios për sulmuesin Vedat Muriqi në vlerë prej 15 milionë euro.

Sot, gazetari i famshëm italian Gianluca di Marzio raporton se Lazio e ka rritur ofertën për reprezentuesin e Kosovës në 18 milionë euro.

Lazio e ka garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi Roma mbrëmë është eliminuar nga Liga e Evropës dhe përforcimet pritet të jenë të mëdha në këtë afat kalimtar.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti egjiptian i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha ka falënderuar…