Lazio superiore ndaj SPAL-it, paraqitet edhe Berisha

04 nëntor 2018 | 14:26

Lazio është treguar skuadër superiore ndaj SPAL-it në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të kampionatit elitar të Italisë, pasi fitoi me rezultat 4 me 1.

Sulmuesi Ciro Immobile realizoi dy gola në pjesën e parë, kurse nga një gol në pjesën e dytë e shtuan Danilo Cataldi dhe Marco Parolo për fitoren e vendasve, derisa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Mirko Antenucci.

Thomas Strakosha si zakonisht ishte titullar, kurse Valon Berisha është aktivizuar në minutën e 74-të.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar se do të…